Aeroplani i Rajanerit bëri ulje të detyruar në Gjermani për shkak të një stuhie, nëntë të plagosur
- Një aeroplan i kompanisë ajrore Rajaner që fluturonte nga Berlini drejt Milanos, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Memingen në Gjermani pasi ka hasur në turbulenca të forta të shkaktuara nga një stuhi.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:33, 5 qershor, 2025
Berlin, 5 qershor 2025 (MIA) - Një aeroplan i kompanisë ajrore Rajaner që fluturonte nga Berlini drejt Milanos, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Memingen në Gjermani pasi ka hasur në turbulenca të forta të shkaktuara nga një stuhi.
Sipas informacioneve të policisë gjermane, shtatë pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital për shkak të lëndimeve më serioze, raporton DPA.
"Asnjëherë deri tani nuk kam ndjerë një frikë të tillë. Në atë moment mendova se aeroplani do të shkatërrohet", deklaroi njëri prej pasagjerëve për gazetën gjermane "Bild".
Fotografitë të publikuara nga „Bild“ tregojnë brendësinë e aeroplanit me panelet e dëmtuara dhe pasagjerë të shqetësuar. Disa nga ata, kur filluan turbulencat, nuk ishin të lidhur me rripin e sigurimit. Gazeta thekson se ekuipazhi nuk dha udhëzime të vazhdueshme gjatë krizës.
Pas uljes së detyruar, shërbimet e urgjencës menjëherë interveuan në aeroportin e Dolna Algojës. Megjithëse askush nuk ishte në rrezik për jetën, një pasagjere pësoi një dëmtim të rëndë në kokë.
Pasagjerët u dërguan në fluturime të tjera. qa/
Foto: DPA