• e martë, 19 nëntor 2024

Aeroplani i parë me ndihma nga SHBA-ja për në Gazë arriti në Egjipt

Aeroplani i parë me ndihma nga SHBA-ja për në Gazë arriti në Egjipt

Kajro, 28 nëntor 2023 (MIA) - Fluturimi i parë nga tre të planifikuarit ushtarak për ndihma me ushqim, materiale mjekësore dhe pajisje dimërore ateroi në Egjipt, përderisa Uashingtoni e përforcon ndihmën humanitare për Rripin.

Aeroplani C-17 i forcave ajrore ateroi në Egjipt me 24,5 tonë metrik materiale mjekësore dhe ushqime të gatshme, kumtoi Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar.

"Me 1,7 milionë persona të zhvendosur në brendësi dhe 2,2 milionë të cilëve u nevojitet ndihmë humanitare, rezervat e rritura humaniatre janë me rëndësi thelbësore për shpëtim të jetëve dhe zbutje të vuajtjeve për më të goditurt", thuhet në kumtesën e USAID-it.

Kombet e Bashkuara do ta dërgojnë ndihmën nga rajoni egjiptian Sinai verior, i cili kufizohet me Rripin e Gazës nën kontroll të hamasit, në vetë territorin e goditur palestinez, kumtuan autoritetet amerikane.

Në ditët në vijim do të arrijnë edhe dy aeroplanë. ab/

Foto: USAID

QËNDRONI TË LIDHUR