• e enjte, 02 prill 2026

Aeroplani civil kapet pasi hyri në zonën e ndaluar për fluturime mbi pronën e Trampit në Florida

Aeroplani civil kapet pasi hyri në zonën e ndaluar për fluturime mbi pronën e Trampit në Florida

Uashington, 30 mars 2026 (MIA) - Një aeroplan civil i pa autorizuar ka hyrë në një zonë përkohësisht të ndaluar për fluturim rreth pronës "Mar-a-Lago" të presidentit amerikan Donald Tramp në Florida.

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) njoftoi se aeroplani ishte kapur nga aeroplanët luftarakë "F-16". Ata kanë lëshuar raketa sinjalizuese për të tërhequr vëmendjen e pilotit dhe për të vendosur komunikim, pas së cilës mjeti fluturues është nxjerrë në mënyrë të sigurt jashtë hapësirës ajrore të ndaluar.

Në njoftimin e ushtrisë nuk theksohet sa aeroplan kanë qenë të përfshirë në ndërhyrje, as se çfarë lloji ishte aeroplani civil.

Hapësira ajrore mbi pronën "Mar-a-Lago" në Palm Biç pothuajse vazhdimisht është zonë e ndaluar për fluturim kur presidenti qëndron aty. Trampi shpesh gjatë fundjavave në dimër shkon në Florida, ku ka qenë edhe ditët e fundit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR