• e enjte, 06 mars 2025

Aeroplanët ushtarakë izraelitë e bombarduan jugun e Sirisë

Aeroplanët ushtarakë izraelitë e bombarduan jugun e Sirisë

Jerusalem, 26 shkurt 2025 (MIA) - Aeroplanët ushtarakë izraelit mbrëmë e kanë bombarduar qytetin Kisve, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit sirian Damask, dhe provincën jugore  Dara.

Burimet siriane të sigurisë thanë se objektivi ishte një vend ushtarak, por nuk dhanë detaje shtesë. 

Izraelitët kanë bombarduar edhe qytetin në provincën jugore Dara me sulme ajrore shtesë, njoftoi TV Siria. 

 Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi se ka sulmuar objektivat ushtarake në jug të Sirisë, përfshirë edhe depot e armëve.

Prania e ushtarëve dhe armëve në Sirinë jugore përbën një kërcënim për qytetarët e shtetit të Izraelit. IDF-ja do të vazhdojë të veprojë për të eliminuar çdo kërcënim për qytetarët izraelitë.", njoftoi IDF-ja. 

Bombardimi erdhi disa orë pasi Siria dënoi sulmin izraelit në jug të vendit dhe kërkoi tërheqjen e IDF-së.

Izraeli zhvendosi forcat në një zonë të çmilitarizuar të mbikëqyrur nga KB-ja në Siri pasi rebelët e udhëhequr nga Hajat Tahrir al-Sham (HTS), një ish degë e al-Kaedës, e rrëzuan ish-presidentin Bashar al-Asad në dhjetor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të dielën deklaroi se Izraeli nuk do të tolerojë praninë e HTS-së në Sirinë jugore apo ndonjë forcë tjetër të lidhur me sundimtarët e rinj të vendit dhe bëri thirrje për çmilitarizimin e territorit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR