• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Aeroplanët ushtarakë gjermanë filluan të dërgojnë ndihmë për popullatën në Gazë

Aeroplanët ushtarakë gjermanë filluan të dërgojnë ndihmë për popullatën në Gazë

Berlin, 16 mars 2024 (MIA) - Aeroplanë ushtarakë gjermanë sot filluan me parashuta të dërgojnë ndihmë për popullatën në Rripin e Gazës, njoftoi DPA.

Bundesveri gjerman dërgoi në rajon dy aeroplanë transportues C-130 Herkules, ku mund të transportohet ngakesë prej 18 tonëve.

Aeroplanët do të fluturojnë nga Jordania, e cila e inicoi dërgimin e ndihmës për palestinezët në Gazë përmes rrugës ajrore. Në aksionin janë përfshirë edhe SHBA-ja dhe Franca.

Organizatat humanitare e përshkruajnë situatën e njerëzve në Rripin e Gazës si gjithnjë e më të tmerrshme. Kombet e Bashkuara kumtuan se po afrohet një krizë urie nëse nuk zgjerohet dërgesa e ndihmës përmes rrugës tokësore me kamionë.

Rreth 2,2 milionë njerëz jetojnë në Gazë, ndërsa më shumë se një milion tani janë në jug dhe rreth qytetit Rafah, pasi kanë ikur nga veprimet ushtarake në pjesën veriore të Gazës. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR