• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aeroplanët izraelitë mbrëmë kanë goditur rreth 30 pozicione të Hezbollahut në Libanin jugor

Aeroplanët izraelitë mbrëmë kanë goditur rreth 30 pozicione të Hezbollahut në Libanin jugor

 Tel Aviv, 11 shtator 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarakë izraelitë gjatë natës goditën rreth 30 raketahedhës të Hezbollahut dhe infrastrukturë tjetër në Libanin jugor, kumtoi sot armata izraelite.

Sipas IDF, sulmet u kryen në qytetet Xhebein, Nakura, Deir Serijan dhe Zibkin, publikoi "Tajms of Izrael".

Armata izraelite shtoi se lëshuesit e Hezbollahut dhe objektivat e tjerë "paraqitën një kërcënim për civilët izraelitë".

Në shkëmbimin e mëparshëm të zjarrit javën e kaluar më shumë se 50 raketa u hodhën nga Libani drejt rajonit të Galilesë dhe qytetit Kirjat Shmon, në veri të Izraelit.

Përgjegjsinë për sulmin e mori grupi militant libanez Hezbollah, duke përmendur një sulm izraelit në qytetin Furun, në të cilën u vranë tre përkujdesës. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR