Aeroplanët amerikanë për të gjashtën herë me radhë i kanë sulmuar Huthët në Jemen
- Aeroplanë ushtarak amerikane kanë sulmuar pozita të kryengritësve Huthi në Jemen dhe i kanë shkatërruar minahedhësit, të cilat ishin të gatshme për lansimin e raketave, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.
- Post By Besnik Shuki
- 11:52, 20 janar, 2024

Uashington, 20 janar 2024 (MIA) - Aeroplanë ushtarak amerikane kanë sulmuar pozita të kryengritësve Huthi në Jemen dhe i kanë shkatërruar minahedhësit, të cilat ishin të gatshme për lansimin e raketave, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.
Përfaqësuesi zyrtar tha se sulmet, të gjashtat më radhë, janë kryer dje me aeroplanë F/A-18, të cilat kanë fluturuar nga bartësi amerikan i aeroplanëve "Duajt Ajzenhauer".
Kanali satelitor informativ "Al Masira", me të cilin menaxhojnë Huthët, dje publikoi se janë kryer sulme ajrore ndaj qytetit-port Hodeida, ndërsa cak ka qenë dhe lagja Al Xhabana në pjesën perëndimore të qytetit.
Ende nuk u kumtua se kush kanë qenë caqet e këtyre sulmeve të fundit amerikane.
Huthët pohojnë se qëllimi i sulmeve të tyre ndaj anijeve amerikane dhe izraelite është të ndalet lufta kundër Hamasit në Rripin e Gazës. bsh/