• e diel, 22 dhjetor 2024

Aeroplanë rusë për udhëtarë kanë marrë leje që të hyjnë në hapësirën ajrore të BE-së për të shmangur vetëtima

Aeroplanë rusë për udhëtarë kanë marrë leje që të hyjnë në hapësirën ajrore të BE-së për të shmangur vetëtima

Bruksel, 17 gusht 2023 (MIA) - Tre aeroplanë rusë për udhëtarë kanë marrë leje të posaçme që për kohë të shkurtë të hyjnë në hapësirën ajrore të Finlandës dhe Estonisë për të shmangur vetëtimat, kumtuan sot persona zyrtarë, të cituar nga DPA.

Bashkimi Evropian e ka mbyllur hapësirën e vet për aeroplanët rusë si pjesë të sanksioneve kundër Moskës pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, që filloi në shkurt të vitit të kaluar.

Agjencia ruse e aviacionit "Rosavijacija" përmes deklaratës iu falënderua fqinjëve evropianë për ndihmën. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR