• e martë, 09 korrik 2024

Aeroplanë amerikanë zmbrapsën aeroplanë rusë afër Alaskës

Aeroplanë amerikanë zmbrapsën aeroplanë rusë afër Alaskës

Uashington, 15 maj 2023 (MIA) – Aeroplanë luftarakë amerkanë zmbrapsën gjashtë aeroplanë rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare afër Alaskës, kumtoi mbërmë Komanda për mbrojtje të hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Në kumtesëne e NORAD theksohet se aeroplanët rusë ishin n bombardues Tu-95, aeroplan për furnizim me karburant Il-78 dhe aeroplanë luftarakë Su-35.

Komanda e Mbrojtjes Ajrore e Amerikës së Veriut e përshkroi zmbrapjes si "rutinë".

Sipas NORAD, në të ashtuquajturën zonë për identifikimin e mbrojtjes ajrore të Alaskës, aeroplanë amerikanë gjashtë deri në shtatë herë në vit zmbrapsin aeroplanë rusë dhe nuk konsiderohet si kërcënim. ls/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR