• e premte, 11 korrik 2025

AEOI: Pas sulmeve izraelite rrjedhë material radioaktiv në kompleksin bërthamor Natanc

AEOI: Pas sulmeve izraelite rrjedhë material radioaktiv në kompleksin bërthamor Natanc

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Organizata për energji bërthamore të Iranit (AEOI) kumtoi se pas sulmeve izraelite rrjedhë material radioaktiv në kompleksin bërthamor Natanc, por pohoi se jashtë objektit nuk ka nivel të rritur të radiacionit.

Paraprakisht, forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se në sulmin e sotëm dukshëm është dëmtuar objekti iranian për pasurim të uraniumit në Natanc.

Sipas IDF-së, instalacioni për pasurim të uraniumit në Frodo, si dhe objektet bërthamore në Ispahan dhe Busheir nuk ishin cak i sulmeve.

IDF pohon se gjatë sulmit ndaj Natancit është shkatërruar pjesa nëntokësore, ku kanë qenë të vendosur centrifugat, instalacionet elektrike dhe infrastruktura tjetër shoqëruese. Gjithashtu është shkatërruar edhe infrastruktura kritike për avancim të projektit për armë bërthamore të regjimit iranian.

Edhe autoritetet iraniane konfirmuan se "janë dëmtuar disa pjesë" të Natancit.

Sulmet izraelite tani për tani janë kahëzuar vetëm në drejtim të Natancit. Cak i sulmeve nuk ishin instalacioni për apsurim të uraniumit në Frodo, si dhe objektet bërthsmore në Ispahan dhe Busheir.

Natanc është objekti kryesor i iranit për pasurim të uraniumit me vëllim të madh, i cili ka dhjetëra mijë centrifuga, të cilat janë kyçe për rritje të rezervave të uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë. Nëse ndërpritet ky proces, është ndërprerë edhe programi bërthamor iranian.

Irani mohon se po tenton të zhvillojë armë bërthamore dhe nuk ka dëshmi se ka prodhuar uranium të shkallës ushtarake.

Paraprakisht, Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) kumtoi se katër vitet e kaluara ka përparuar programi bërthamor iranian dhe është më afër se kurrë drejt prodhimit të armës bërthamore, me rezervat e tanishme prej 60 për qind të uraniumit të pasuruar, mjaftueshëm për gjashtë bomba bërthamore, nëse pasurohet deri 90 për qind.

Irani në vitin 2015 arriti marrëveshje me Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Rusinë dhe SHBA-në për rregullimin e programit bërthamor, ndërsa si kundërpërgjigje të ulen sanksionet ndërkombëtare kundër Teheranit. Por, në vitin 2018, gjatë mandatit të parë presidencial, Donald Tramp unanimisht e hoqi SHBA-në nga Marrëveshja dhe sërish vendosi sanksione ndaj Iranit. Si përgjigje, Teherani i rriti rrezervat e uraniumit të pasuruar në 60 për qind. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR