Administrata e Trampit po shqyrton opsione për përgjigje ushtarake ndaj narko-karteleve
- Administrata e presidentit amerikan, Donald tramp i dha urdhër Pentagonit të përgatitë opsione për angazhim të ushtrisë kundër narko-karteleve të cilat ishin shpallur organizata terroriste paraprakisht këtë vit, konfirmuan përfaqësuesit amerikanë.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:26, 8 gusht, 2025
Uashington, 8 gusht 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald tramp i dha urdhër Pentagonit të përgatitë opsione për angazhim të ushtrisë kundër narko-karteleve të cilat ishin shpallur organizata terroriste paraprakisht këtë vit, konfirmuan përfaqësuesit amerikanë.
Në shkurt, administrata e Trampit i shënoi narko-kartelet, duk i përfshirë "Trejn de Aragva" dhe "Sinaloa kartelin", si organizata globale terroriste, si pjesë të luftës së prëforcuar kundër emigracionit ilegal dhe grupeve kriminele lidhur me tregtinë me drogë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, paraprakisht dekalroi se kualifikimi i tillë tani lejon përdorim të kapaciteteve ushtarake dhe zbuluese kundër atyre organizatave.
Presidentja meksikane, Klaudia Shajnbaum Pardo sot deklaroi se pjesëtarët e ushtrisë amerikane nuk do të hyjnë në territorin meksikan.
"SHBA-ja nuk do të vijë në Meksikë me ushtri. bashkëpunojmë, por nuk do të ketë invazion, kjo absolutisht është përjashtuar. Kjo nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje, larg asaj", deklaroi kaludia Shajnbaum. ab/