• e premte, 05 dhjetor 2025

Administrata e Trampit kërkon ndihmë nga baza ushtarake pranë Çikagos për masat anti-imigrantë

Administrata e Trampit kërkon ndihmë nga baza ushtarake pranë Çikagos për masat anti-imigrantë

Çikago, 29 gusht 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ka kërkuar nga baza ushtarake në paralagjen e Çikagos mbështetje për aksionet anti-imigrantë, shkruan sot mediat amerikane. 

Kjo, sipas mediave amerikane, konsiderohet si një tregues se si mund të duket shtrirja e zgjeruar e masave anti-imigrantë në qytetin e tretë më të madh në SHBA.

Ministria e Sigurisë së Brendshme kërkoi nga baza detare "Liqenet e Mëdha", "mbështetje të kufizuar në formë të objekteve, infrastrukturës dhe nevojave të tjera logjistike për të mbështetur operacionet e Ministrisë për Siguri të Brendshme", deklaroi Met Mogl, zëdhënës i bazës, e cila ndodhet 56 kilometra në veri të Çikagos.

Kërkesa erdhi disa javë pasi administrata republikane vendosi ushtarë të Gardës Kombëtare në Uashington për të luftuar krimin, emigracionin dhe mungesën e strehimit.

Dy muaj më parë, me të njëjtin qëllim, ajo dërgoi ushtarë edhe në Los Anxheles. qa/

Foto: Skrinshot nga Baza

QËNDRONI TË LIDHUR