Administrata e Trampit do të ankimojë vendimin e gjykatës për bllokimin e shkarkimit të Lisa Kuk nga FED-i,
- Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do ta ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit të SHBA-së që anëtarja e Këshillit të Rezervave Federale Lisa Kuk mund të mbetet në pozicionin e saj pasi u shkarkua nga Trampi.
Uashington, 16 shtator 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp do ta ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit të SHBA-së që anëtarja e Këshillit të Rezervave Federale Lisa Kuk mund të mbetet në pozicionin e saj pasi u shkarkua nga Trampi.
"Presidenti e shkarkoi ligjërisht Lisa Kukun nga pozicioni i saj për arsye të bazuar. Administrata do të ankohet për këtë vendim dhe shpreson për një fitore përfundimtare në këtë çështje", deklaroi Kush Desai, zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga media britanike.
Foto: Arkivi i MIA-s