Administrata e Trampit kthen disa programe për ndihmë humanitare në botë
- Administrata e presidentit Donald Tramp rifilloi të paktën gjashtë programe të anuluara amerikane për ndihmë të huaj për ndihmë urgjente ushqimore, deklaruan për Rojters gjashtë burime të njohura për këtë çështje.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:18, 9 prill, 2025

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Administrata e presidentit Donald Tramp rifilloi të paktën gjashtë programe të anuluara amerikane për ndihmë të huaj për ndihmë urgjente ushqimore, deklaruan për Rojters gjashtë burime të njohura për këtë çështje.
Ushtruesi i detyrës së zëvendësadministratorit të USAID-it, Xhermi Levin, i cili më herët ishte anëtar i Departamentit për qeverisje efikase (DOGE) i udhëhequr nga miliarderi Elon Mask, në një imejl të brendshëm kërkoi nga personeli t'i anulojë shkarkimet.
Ai kërkoi kthimin e granteve të Programit ushqimor për ushqim (WFP) në Liban, Siri, Somali, Jordani, Irak dhe Ekuador, thanë burime të njohura me këtë çështje.
Administrata, gjithashtu, vazhdoi të ndajë mjete për Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin në Rajonin e Paqësorit, deklaruan burimet dy burime të njohura me këtë çështje.
“Kërkoj falje për të gjitha ndryshimet në lidhje me ndarjen e fondeve”, shkroi Levin dje në një imejl të brendshëm në të cilën Rojters kishte shqyrtim.
Siç raporton Hina, Rojters të hënën njoftoi se administrata Tramp ka shkurtuar programet e ndihmës me të cilën shpëtohen jetët e më shumë se dhjetëra vende, duke përfshirë Afganistanin, Jemenin, Somalinë dhe Sirinë, me një total prej më shumë se 1.3 miliardë dollarë.
Vendimi për të kthyer një pjesë të ndihmës erdhi pas presionit nga administrata dhe Kongresi, thanë dy burime. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s