• e hënë, 23 dhjetor 2024

Administrata e Bajdenit planifikon 330 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin

Administrata e Bajdenit planifikon 330 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin

Uashington, 28 korrik 2023 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden planifikon 330 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Tajvanin, paralajmëruan sot një pjesë e mediave amerikane.

Pakoja pritet të publikohet sot, por tajmingu mund të ndryshojë, raportoi Si-en-en.

Kjo pako është e para e këtij lloji, sepse pajisjet për Tajvanin vijnë nga ajo që njihet si kompetencë e shpenzimeve presidenciale, me çka presidenti i SHBA-së mund të tërheq armët dhe materialet e tjera nga rezervat e Ministrisë së Mbrojtjes. Në një mënyrë të tillë janë dërguar shumë armë në Ukrainë. Ky proces përshpejton transferimin e inventarit.

Nuk dihet ende lista përfundimtare e armëve për Tajvanin, por disa media amerikane kanë mësuar se do të përfshihen katër dronë MQ-9 A.

Më parë, SHBA-ja lejoi Tajvanin të blinte armë nga SHBA, një proces shumë më i gjatë se tërheqja nga rezervat.

Marrëveshja e fundit me Tajvanin kushtoi 332 milionë dollarë për municion 30 mm dhe artileri të tjera dhe 108 milionë dollarë mbështetje logjistike.

Kongresi në maj miratoi 1 miliard dollarë shpenzime për ndihmën ushtarake për Taipein. Por pakoja u prolongua për shkak të një gabimi kontabël dhe duhej të llogaritej vlera e pajisjes për Tajvanin. 

QËNDRONI TË LIDHUR