• e diel, 22 dhjetor 2024

Administrata e Bajdenit dërgon 1.500 trupa në kufirin me Meksikën

Administrata e Bajdenit dërgon 1.500 trupa në kufirin me Meksikën

Uashington, 2 maj 2023 (MIA) – Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden do të dërgojë 1.500 trupa në kufirin amerikan-meksikan pasi pret rritje të numrit të emigrantëve për shkak të heqjes së kufizimeve të vendosura gjatë luftës kundër pandemisë së koronavirusit, njoftuan zyrtarët e administratës.

Personeli ushtarak do të realizojë futjen e të dhënave dhe detyrave të tjera administrative në mënyrë që agjentët e doganës dhe mbrojtjes kufitare të mund të fokusohen në punën në terren, thanë zyrtarët të cilët u prononcuan nën kushte anonimiteti sepse nuk kanë qenë të autorizuar të flisnin publikisht.

Kufizimet e vendosura për luftë kundër pandemisë kanë lejuar autoritetet amerikane të largojnë dhjetëra mijëra emigrantë të cilët dëshironin të kalojnë kufirin jugor të SHBA-së.

Këto kufizime do të hiqen më 11 maj dhe administrata e Bajdenit tashmë ka bërë ndryshime të mëdha për të forcuar paraprakisht masat kufitare.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR