• e premte, 05 dhjetor 2025

Administrata amerikane kontrollon të dhënat e 55 milionë poseduesve të vizave në SHBA

Administrata amerikane kontrollon të dhënat e 55 milionë poseduesve të vizave në SHBA

Uashington, 22 gusht 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton të dhënat e më shumë se 55 milionë njerëzve me viza të vlefshme në SHBA për të konstatuar nëse ka shkelje të caktuara që mund të çojnë në deportimin e tyre.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se ky hap nënkupton masa të ashpra kundër të huajve që lejohen të qëndrojnë në SHBA.

Departamenti i shtetit bën të ditur se të gjithë poseduesit e vizave amerikane, përfshirë turistë nga shumë vende janë objekt i "kontrolleve të vazhdueshme" që përcakton çdo indikacion se ata nuk janë të kualifikuar për të marrë leje për hyrje ose qëndrim në Amerikë.

Nëse zbulohen informacione të tilla, vizat atyre do t’u merren dhe do të dëbohen.

Pasi presidenti Donald Tramp mori detyrën, administrata e tij është fokusuar në deportimin e emigrantëve ilegal në SHBA, si dhe poseduesve të vizave studentore.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se ky hap do të thotë shtrëngim i masave kundër të huajve që lejohen të qëndrojnë në SHBA.

Masa e re nga Departamenti i shtetit tregon se procesi momental i kontrollit është shumë më i pranishëm dhe mund të nënkuptojë që edhe atyre që u është miratuar leja për qëndrim në SHBA, mund t'u merret, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët thonë se shqyrtimi i të dhënave të të gjithë poseduesve të vizave do të përfshijë llogaritë e tyre në mediat sociale, të dhënat e policisë dhe migracionit në vendet e tyre, si dhe shkeljet e mundshme të ligjeve amerikane gjatë qëndrimit në SHBA.

Departamenti i shtetit më parë këtë javë bëri të ditur se që nga kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë më shumë se 6.000 viza studentore janë revokuar për tejkalim të afatit për qëndrim ose shkelje të ligjeve lokale, shtetërore dhe federale, të tilla si sulm, ngasje e automjetit nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe mbështetje ndaj terrorizmit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR