• e martë, 24 dhjetor 2024

Administrata amerikane kërkoi nga Izraeli ta përmirësojë situatën humanitare në Gazë

Administrata amerikane kërkoi nga Izraeli ta përmirësojë situatën humanitare në Gazë

Uashington, 15 tetor 2024 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xho Bajden i dërgoi letër Qeverisë izraelite në të cilën kërkon që ajo të punojë në përmirësimin e situatës humanitare në Gazë në 30 ditët e fundit ose rrezikon t'i shkelë ligjet amerikane me të cilat rregullohet ndihma e huaj ushtarake, lajmëroi Si-En-En.

Letra, bashkarisht e shkruar nga sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe ministri i Mbrojtjes, Llojd Ostin iu dërgua ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant dhe minsitrit të Çështjeve strategjike, Ron Dermer.

Kërkesa paraqet hap të ri të SHBA-së në tentimin për ta detyruar Izraelin që ta lehtësojë dërgesën e ndihmës humaniatre në Gazë.

Në letër, gjithashtu, ceket se Departamenti i Shtetit dhe Ministria e Mbrojtjes, sipas ligjit amerikan, "duhet vazhdimisht të vlerësojnë" nëse Izraeli i ndjekë garancat që i dha paraprakisht këtë vit se nuk do ta kufizojë qarkullimin e ndihmës në enklavë.

Afati prej 30 ditëve skadon pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR