• e shtunë, 23 nëntor 2024

Abdixhiku: Kosova për momentin ka nevojë për të gjithë miqtë e saj 

Abdixhiku: Kosova për momentin ka nevojë për të gjithë miqtë e saj 

Prishtinë, 7 qershor 2023 (MIA) - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në opozitë, Lumir Abdixhiku, në takimin e sotëm me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Nikolas Abot, tha se Kosovës për momentin kur ballafaqohet me krizë në veri të vendit dhe në marrëdhëniet me Serbinë fqinje, "i nevojiten të gjithë miqtë e tij, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në përgjigje të kritikave të BE-së dhe SHBA-së ndaj qeverisë së Albin Kurtit për nxitjen e tensioneve në komunat me shumicë serbe duke dërguar forca speciale për të siguruar objektet komunale dhe kryetarët shqiptarë kundër të cilëve protestojnë serbët lokalë, Abdixhiku tha se përplasja e Kurtit me aleatët " përfaqëson një devijim strategjik dhe një gabim diplomatik me pasoja afatgjata”.

"Presidenti Abdixhiku e njohu ambasadorin Abot me qëndrimet e LDK-së lidhur me tensionet në veri dhe theksoi se, në momente tensioni dhe provokimesh nga Serbia, për tejkalimin e një krize të tillë është e nevojshme të veprohet së bashku me aleatët. Në këtë moment Kosova ka nevojë për të gjithë miqtë e saj; Përplasja me ta paraqet një devijim strategjik dhe një gabim diplomatik me pasoja afatgjata”, thuhet në deklaratën e LDK-së pas takimit të liderit të opozitës me përfaqësuesin diplomatik britanik.

Abdixhiku falënderoi ambasadorin Abot dhe Britaninë e Madhe, si partner strategjik, për rolin dhe kontributin në forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR