• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Abdixhiku e refuzoi ftesën e Kurtit për takim konsultativ për formim të institucioneve kosovare

Abdixhiku e refuzoi ftesën e Kurtit për takim konsultativ për formim të institucioneve kosovare

Prishtinë, 9 prill 2025 (MIA) - Kryetari i Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku e refuzoi ftesën e kryetarit të "Vetëvendosjes" dhe ushtrues detyre kryeministër, Albin Kurti, për takim mkonsultativ para mbledhjes konstituive të Parlamentit të Kosovës, që do të mbahet më 15 prill.

Në kumtimin e gjatë në Fejsbuk, Abdixhiku theksoi se fjalët dhe qëndrimet politike që "Vetëvendosje" i ka thënë ndaj LDK-së gjaët viteve janë të papërputhshme me këtë lloj komunikimi.

"Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë", ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku e akuzoi "Vetëvendosjen" se ka përdorur gjuhë përçarëse, ofenduese dhe etiketime ndaj LDK-së, anëtarëve dhe votuesve të saj "me muaj, në të vërtetë me vite - para, gjatë dhe pas fushatës".

Mes ofendimeve, lideri i LDK-së përmendi edhe shprehje si "budallenj", "bashkëpunëtorë të Serbisë" dhe "shuarje të LDK-së".

Në mes të stuhisë së madhe të sharjeve ndaj nesh - unë, LDK dhe votuesit tanë - nuk mund të jemi as në konsultim", shtoi ai.

Kryetari i LDK-së theksoi se partia që e kryeson mbetet besnike nddaj parimeve të veta dhe nuk do të pranojë sugjerime nga askush për atë se si të veprojë.

"LDK - të sqarojmë - i mbetet besnike vendimeve të veta, besimeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Të gjithëve - njejtë", theksoi Abdixhiku.

Ai konfirmoi se LDK nuk do të përzihet në procesin e kosntituimit të Kuvendit më 15 prill dhe e njeh të drejtën legjitime dhe kushtetuese të partisë së parë për të formuar qeverinë.

Kurti dje në letrën drejtuar Abdixhikut bëri thirrje për konsultime për formim të institucioneve.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot pranoi se pa koalicion vështirë do të shkojë formimi i qeverisë së "Vetëvendosjes". ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR