• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abazoviq: Qëllimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një e ardhme e përbashkët evropiane

Abazoviq: Qëllimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një e ardhme e përbashkët evropiane

Podgoricë, 5 qershor 2023 (MIA) – Qëllimi kryesor i vendeve të Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, deklaroi sot Dritan Abazoviq, kryeministër i Qeverisë së Malit të Zi në mandat teknik dhe koordinator i Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Abazoviq këtë e deklaroi në Budva, ku është nikoqir i krerëve të diplomacisë dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ).

Në takimin, i cili përfaqëson një nga ngjarjet finale në kuadër të kryesimit malazez me PBEJ-në, morën pjesë, ndër të tjera, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme tl Kosovës Donika Gervala Shvarc, krerët e diplomacisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani, sekretarët e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe të Iniciativës së Evropës Qendrore, Majlinda Bregu dhe Roberto Antonione. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR