• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Abazoviq për vrasjen masive në Cetinë: Një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend

Abazoviq për vrasjen masive në Cetinë: Një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend
Podgoricë, 12 gusht 2022 (MIA) - Jo shumë kohë pas masakrës në Cetinje, ku u vranë 11 persona, foli edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviq. "Ndodhi një tragjedi që Mali i Zi nuk e mban mend. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë në mendime me familjet e viktimave të pafajshme, me familjarët, miqtë e tyre dhe të gjithë qytetarët e qytetit Cetinje", ka shkruar ai në Telegram. Nga RTCG jozyrtarisht mësohet se Abazoviq së bashku me ministrat e qeverisë do të vizitojnë të plagosurit që janë shtruar në spital. Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë janë lënduar në incidentin e sotëm që ka ndodhur rreth orës 16:00 në Cetinje dhe policia malazeze ka vrarë sulmuesin. Transmetuesi publik malazez raporton se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas të cilit sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë, i cili ka mbetur i vrarë në përballjen me policinë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR