• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Abazoviq: Nuk do të lejojmë që askush të na e marrë Ulqinin

Abazoviq: Nuk do të lejojmë që askush të na e marrë Ulqinin

Tiranë, 6 prill 2025 (MIA) - Ish kryeministri i Malit të Zi dhe lideri i Lëvizjes URA, Dritan Abazoviq tha për A2 Si-En-En të Shqipërisë, pas protestës së organizuar nga komuna e Ulqinit e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për t’i dhënë një pjesë të bregdetit investitorëve arabë, se "ata që janë për këtë projekt “duan ta zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët".

“Është një proces jashtëzakonisht jotransparent, kundër çdo ligji dhe me shkelje Kushtetute. Mendoj se pas kësaj qëndron një korrupsion i madh dhe ne jemi të unifikuar në Ulqin për ta mbrojtur bregdetin tonë. E kemi nisur këtë debat edhe në Parlament dhe nuk do të lejojmë askënd që ta marrë qytetin tonë”, tha Abazoviqi.

“Partitë që janë pro këtij projekti kanë dy rrugë: ose të zhdukin Ulqinin dhe shqiptarët, ose të jenë në anën e qytetarëve. Ne në Parlament do të bëjmë një fushatë të madhe. Mendoj se në fund do ia dalim për të mbrojtur Ulqinin tonë”, shtoi ai.

Abazoviqi (40) ka lindur në Ulqin, ka qenë kryeministër i Malit të Zi nga prilli i vitit 2022 deri në tetor 2023, ndërsa aktualisht është deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Foto: Fejsbuku i Abazoviqit

 

QËNDRONI TË LIDHUR