• e premte, 05 dhjetor 2025

Abaz e përshëndeti vendimin e Francës për njohje të shtetit palestinez si "fitore për kauzën"

Abaz e përshëndeti vendimin e Francës për njohje të shtetit palestinez si

Ramallah, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidenti palestinez, Mahmud Abaz e përshëndeti paralajmërimin e presidentit francez, Emanuel Makron për njohje të "shtetit të Palestinës", duke e quajtur vendimin "fitore për kauzën palestineze".

"Kjo e reflekton angazhimin e Francës për ta mbështetur popullin palestinez dhe të drejtat e tij legjitime të vendlindjes", theksoi Abaz.

Franca e mbron vendimin e saj, edhe përkundër kritikave të ashpra nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Qeveria izraelite e kritikoi vendimin francez, duke e akuzuar se "po i shpërblen terroristët" dhe po i shkakton "njollë të zezë historisë franceze". "Palestinezët nuk dëshirojnë shtet në Izrael, por në vendin e Izraelit", vlerësoi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

SHBA-ja, ndërkaq, këtë njohje e vlerësoi si "vendim të pamatir", i cili i shërben propagandës së Hamasit dhe i kthen prapa negociatat për paqe, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio.

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Noel Baro theksoi se ky nuk është shpërblim për Hamasin, por vërtetim se lëvizja terroriste po gabon.

"Hamasi çdoherë e ka refuzuar zgjidhjen për dy shtete. Njohja e Palestinës tregon se organizata ilamiste ka gabuar", tha Baro. ab/

Fotо: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR