• e premte, 05 dhjetor 2025

Abasi bën thirrje për përpjekje të re paqësore në Lindjen e Mesme

Abasi bën thirrje për përpjekje të re paqësore në Lindjen e Mesme

Nju Jork, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas bëri thirrje mbrëmë për një fillim të ri në përpjekjet për të arritur paqen në Lindjen e Mesme, transmeton DPA.

Duke iu drejtuar konferencës me video lidhje mbi konfliktin në Lindjen e Mesme të mbajtur në Nju Jork në prag të Debatit të përgjithshëm të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, presidenti Abas tha se "agimi i lirisë po vjen", duke përshëndetur "fillimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme".

Ai i bëri thirrje Izraelit të "ulet menjëherë në tryezën e negociatave për t'i dhënë fund kësaj gjakderdhje (në Rripin e Gazës) dhe për të sjellë një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse", transmeton DPA.

Abasi ka qenë decid para disa prej liderëve botërorë të pranishëm në konferencë se organizata militante palestineze Hamasi "nuk do të ketë asnjë rol në qeverisje".

"Hamasi dhe fraksionet e tjera duhet t'ua dorëzojnë armët e tyre administratës palestineze", tha Abasi.

Ai falënderoi Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe vendet e tjera perëndimore që kanë njohur shtetin e Palestinës në dy ditët e fundit, transmeton mes tjerash DPA.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR