• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Abas: Plani i Izraelit për ta sulmuar Rafahun ka për qëllim që t'i palestinezët nga Gaza

Abas: Plani i Izraelit për ta sulmuar Rafahun ka për qëllim që t'i palestinezët nga Gaza

 Ramallah, 9 shkurt 2024 (MIA) - Kabineti i presidentit palestinez Mahmud Abas sot bëri të ditur se plani i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për sulm ushtarak në Rafah, qytetin më jugor në Rripin e Gazës, ka për qëllim që t'i dëbojë palestinezët nga territori i tyre në atë enklavë.

Zyra, e cila ushtron një vetëqeverisje të pjesshme në Bregun Perëndimor, shtoi se delegacioni palestinez "do t'i konsiderojë përgjegjës administratën amerikane dhe izraelite  për pasojat e këtij plani". 

 Presidenca palestineze i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të KB-së të jetë i kujdesshëm, "sepse ndërmarrja e këtij hapi (izraelit) paraqet një kërcënim për sigurinë dhe paqen në rajon dhe në botë", theksohet në kumtesë.

Në Rafah për momentin ka rreth një milion njerëz, nga të cilët mbi 700.000 janë palestinezë të zhvendosur brenda vendit, të cilët, në mbipopullim, përballen me përhapjen e sëmundjeve infektive dhe rrezik nga uria. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR