• e premte, 22 nëntor 2024

Abas: Irani mund t'i përgjigjet Izraelit në orët e ardhshme

Abas: Irani mund t'i përgjigjet Izraelit në orët e ardhshme

Moskë, 13 gusht 2024 (MIA) - Irani mund të marrë vendim se si t'i përgjigjet Izraelit në orët e ardhshme, tha presidenti palestinez Mahmud Abas. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë me zëvendësdrejtorin e parë të përgjithshëm të TASS, Mihail Guzman, duke theksuar se “Palestina nuk do luftë”.

“Vendimi mund të merret në ditët e ardhshme dhe ndoshta edhe në orët e ardhshme”, tha Abas.

Së pari, si palestinezë, ne jemi kundër luftës. Më 7 tetor 2023, ne shpallëm zyrtarisht se jemi kundër luftës dhe kundër vrasjes së civilëve, grave dhe fëmijëve. Ne ende nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë, por mund të shpresojmë se nuk do të ketë përshkallëzim, nuk do të ketë luftë, pasojat e së cilës do të ishin të vështira për t'u vlerësuar", tha Abas, i cili po qëndron në Moskë, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

Më herët, Irani paralajmëroi hakmarrje ndaj Izraelit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Hania në Teheran dhe komandantit të Hezbollahut Fuad Shukr në Bejrut. Vendet perëndimore i bëjnë thirrje Iranit që të mos hakmerret për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Afërt. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR