• e premte, 05 dhjetor 2025

Abas: Hamasi duhet t’i dorëzojë armët dhe të bëhet parti politike

Abas: Hamasi duhet t’i dorëzojë armët dhe të bëhet parti politike

Ramallah, 23 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas sot i bëri thirrje grupit palestinez të tërhiqet nga përgjegjësia për Rripin e Gazës, t'i dorëzojë armët administratës palestineze dhe të shndërrohet në parti politike.

Në muajt e fundit, Hamasi i hodhi poshtë thirrjet e Izraelit dhe SHBA-së për t'i dorëzuar armët. Abasi i bëri këto komente gjatë një fjalimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, ku pritet ta emërojë një pasardhës, si pjesë e përpjekjeve për të adresuar dyshimet ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e autoritetit palestinez në një kohë kritike për rajonin.

"Hamasi duhet të tërhiqet nga përgjegjësia për Gazën, t'i dorëzojë armët e veta autoritetit palestinez dhe të shndërrohet në një parti politike", tha Abas.

Abasi e kritikoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, për të cilën tha se i ka dhënë justifikim Izraelit për ta shkatërruar Gazën. Izraeli e filloi fushatën ushtarake në Gazë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi. 

Abasi u bëri thirrje liderëve botëror t'i ofrojnë Izraelit ta ndërpresë luftën. 

Hamasi i cili kundërshton përpjekjet e Abasit për të arritur paqen me Izraelin e ka akuzuar atë për shkatërrimin e fraksioneve militante në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli. Grupi nuk komentoi menjëherë deklaratat e reja të Abasit. 

Abas u bëri thirrje liderëve botërorë që ta detyrojnë Izraelin t'i japë fund luftës në Gazë, të tërheq forcat e tij dhe të ndalojë aktivitetet e vendbanimeve hebraike, duke shtuar se nuk mund të ketë paqe derisa palestinezët të krijojnë një shtet brenda kufijve që ekzistonin para luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967. Në vitin 2007, Hamasi e ndërmori kontrollin ndaj Rripit të Gazës, ndërsa Bregu Perëndimor mbeti autoritet legjitim palestinez me presidentin Abas në krye. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR