Abas do të marrë pjesë në samitin paqësor për Gazën në Egjipt
- Presidenti palestinez Mahmud Abas sot do të udhëtojë në vendpushimin egjiptian Sharm el Sheik në samitin paqësor për Gazën, publikoi zyra e presidentit egjiptian.
- Post By Sara Ademi
- 14:48, 13 tetor, 2025
Sharm el Sheik, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas sot do të udhëtojë në vendpushimin egjiptian Sharm el Sheik në samitin paqësor për Gazën, publikoi zyra e presidentit egjiptian.
Presidenti amerikan Donald Tramp, gjithashtu do të vjen në Egjipt pasi të mbajë fjalim para anëtarëve të parlamentit izraelit, Kneset, në Jerusalem ku dhe u takua me familjet e pengjeve.
Trampi dhe presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi do të jenë bashkëkryesues të samitit në vendpushimin egjiptian të Detit të Kuq, ku do të marrin pjesë pothuajse 20 udhëheqës botëror për të biseduar për procesin paqësor në Gaza.
Organizata palestineze Hamas nuk do të përfaqësohet në samit.
Abasi udhëheq autoritetin palestinez (PA) dhe lëvizjen Fatah, e cila është rivale e Hamasit.
Hamasi e largoi lëvizjen Fatah nga Rripi i Gazës në konfliktin e përgjakur në vitin 2007 dhe prej atëherë, Abasi de fakto udhëheq vetëm me Bregun Perëndimor.
Izraeli deri më tani e ka hedhur poshtë idenë e Vetëqeverisjes palestineze që do të qeverisë Gazën.
Sot në orët e hershme të mëngjesit, 20-të pengje të gjalla që i mbante Hamasi në Rripin e Gazës u kthyen në Izrael.
Në këmbim Izraeli liroi rreth 1.900 të burgosur palestinez, nga të cilët sot vendosi të deportojë rreth 150, ndërsa të tjerët t'i kthejë në Gaza. sa/
foto: MIA arkivi