• e hënë, 23 dhjetor 2024

45 persona e humbën jetën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Jemen

45 persona e humbën jetën si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Jemen

Sanë, 7 gusht 2024 (MIA) - Dyzet e pesë njerëz e humbln jetën në Jemen, në ditët e fundit nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, në bazë të numrave të publikuara sot nga agjencia e KB-së dhe përfaqësuesi zyrtar lokal, transmetoi BTA.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe vërshimet më 2 gusht në Makbana, në provincën jugperëndimore Talc, gjithashtu goditën rreth 10.000 njerëz, kumtoi Zyra për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara në "X".

Nga ana e tij, Mohamed Kahim, guvernatori i rajonit jemenas Hodeida, kontrolluar nga kryengritësit huthë, paraqiti 30 të vdekur dhe pesë persona të cilët konsiderohen të zhdukur.

Ai shtoi se ka shtëpi të shkatërruara, ndërsa mbi shtatë automjete janë marrë nga ujërat. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR