• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sançez në Kiev: BE-ja e vendosur t'i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus

Sançez në Kiev: BE-ja e vendosur t'i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus

Kiev, 1 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez, i cili gjendet për vizitë në Kiev, sot deklaroi se Bashkimi Evropian është i vendosur t'i ndihmojë Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus.

Sançez mbajti fjalim në Parlamentin ukrainas, ku tha se BE-ja do të jetë me Ukrainën aq sa nevojitet, njoftoi Beta.

"Këtu jam të shpreh vendosmërinë e fuqishme të BE-së dhe Evropës kundër pushtimit joligjor dhe jo të arsyeshëm rus ndaj Ukrainës. Kjo është luftë pushtuese. Pushtuesi dhe viktima nuk mund të trajtohen njëjtë, ndërsa injorimi i rregullave nuk duhet të shpërblehet në asnjë mënyrë. Për këtë shkak e përkrahim planin paqesor të Zelenskit", tha kryeministri spanjoll, vendi i të cilit prej sot është kryesues i ri me BE-në.

Duke u përqëndruar në mundësinë për negociata paqesore, Sançez tha se "vetëm Ukraina mund t'i përcaktojë kushtet dhe kohën për këtë".

Sançez në Kiev do të takohet me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR