• e premte, 05 dhjetor 2025

МIА Paralajmërime МКD

МIА Paralajmërime МКD

16 maj 2025 

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të mbajë takime me Peter Trusvel, ambasador i Australisë (Kabineti i vjetër/10:30) me ministren austriake të Punëve të Jashtme, Beate Majnl-Rajsinger (Salla e Komisionit kushtetues/12:10) dhe me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Gregorian. (Kabineti i vjetër/13:45)

Shkup - Mbledhje konstituive e Grupit interpartiak parlamentar për ndjekje të përparimit të Strategjisë zhvillimore nacionale. (Salla "Boris Trajkovski"/14:00)

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të jetë nikoqir i ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajsinger: 

 – arritja dhe pritja zyrtare (10:05)

– takim tet-a-tet mes ministrave (10:10)

 – Takim bilateral mes dy delegacioneve (10:35)

– konferencë e përbashkët për shtyp (11:25)

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti do të marrë pjesë dhe do të ketë fjalim në konferencën me temë "Avancimi i infrastrukturës së gjelbër në Ballkanin Perëndimor". (h. "Holidej In"/9:00)

Shkup - Ministri i Transgormimit Digjital, Stefan Andonovski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska do të flasin në Samitin nacional për sfidat në procesin e digjitalizimit të infrastrukturës kritike, sigurisë, dhe tranzicionit energjetik, në organizim të Solarmappro (Zvicër), Assured Data Protection (Britania e Madhe), Sfera-IT (Slloveni) dhe Bridgers (Maqedoni). (h."Holidej In"/9:00, deklarata për mediumet/9:00-9:30)

Kriva Pallankë - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski do të rrealizojë vizitë në Komunën e Kriva Pallankës në kaudër të fushatës "Ku zemra është në shtëpi", me ç'rast do tër ealizojë takim të përbashkët me kryetarin e komunës, Sashko Mitovski, Këshillin komunal dhe të punësuarit në administratën e Komunës së Kriva Pallankës. (Linku për lokacionin/deklarata për mediumet/11:30)

Beograd -  Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov do të flasë në hapjen solemne të Qendrës kulturore-informative në Beograd. (19:00)

Shkup - Përfaqësues të Institutit Romalitiko do ta prezantojnë Raportin në hije të gjendjeve të romëve në Maqedoni të Veriut me fokus në papunësinë, arsimin, shëndetësinë, banimin dhe diskriminimin. (Hapësira të Qendrës qytetare të resurseve - Shkup/11:00)

Shkup - Performansë për të shprehur nderime për të gjitha viktimat e korrupsionit sistematik në vitet e kaluara të Lëvizjes "Kush është i ardhshmi?". (PTHP Shkup/12:00)

Shkup - Ngjarje promovuese me rastin e fillimit të projektit "Kultura për zhvillim", që mbështetet nga Qeveria e Zvicrës, ndërkaq implementohet nga ana e Hartefakt Fond. (IN Muzeu i Maqedonisë/14:00)

Shkup - Edicioni i nëntë i CASSINI Hackathon me temë "Kozmosi në mbështetje të shëndetësisë" nën patronatin e Komisionti evropian dhe EUSPA (Agjencisë së BE-së për program të Gjithësisë). (TI habi Netaville/16:00)

Shkup - Ambasada e Zvicrës në Shkup së bashku me Ambasadat e Gjermanisë dhe Suedisë do të mbajë ngjarje për ta festuar Eurovizionin. (Suli Han, Fakulteti për arte figurative - FAF Shkup/20:00)

______________________________________________________________________________________________________

***МIА i kumton vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

 

QËNDRONI TË LIDHUR