• e mërkurë, 04 shkurt 2026

МIА Paralajmërime- МКD

МIА Paralajmërime- МКD

7 shtator 2025

Ohër - Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski do të marrin pjesë dhe do të japin deklarata gjatë inuagurimit të një pjese të autostradës Kërçovë - Ohër (aksi Klimeshtani-Ohër). (Lokacioni: Qarkorja afër aeroportit - Ohër/11:00)

Shkup - Në Muzeun nacional arkeologjik do të hapet instalacioni i ri  ku do të flasin kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov. (Muzeu nacional arkeologjik/19:00)

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, do ta pezantojë konceptin për efikasitet energjetik të ndërtesave kolektive në Komunën e Çairit. (Parku i madh në rr."Metodija Mitevski", Fushë Tophanë/12:00)

Shkup - Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Fronti evropian, Bujar Osmani do të japë deklaratë për mediat dhe do ta prezantojë planin e tij për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë. (Selia e BDI-së në Çair/11:00)

Shkup - Në kazermën "Ilinden" në Shkup në orën 18:00 nga ana e njësisë së batalionit artilerik të Armatës do të bëhet qitje artilerike nderi. 

________________________________________________________________________

***МIА i publikon kohën dhe vendin e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR