23 maj 2025
Marakesh - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Forumin parlamentar ekonomik të vendeve anëtare të Asamblesë parlamentare të Mesdheut (PAM), që do të mbahet në Marakesh, Maroko.
Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të jetë nikoqir i vizitës së Kaja Kallas, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë.
- Takim tet-a-tet (11:15)
- Takim bilateral (11:25)
- Konferencë e përbashkët për shtyp e përfaqësueses së BE-së Kallas dhe kryeministrit Mickoski. (Qeveri, Media qendra/12:10)
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas do të flasin në hapjen e dialogut për siguri dhe mbrojtje mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut në ministrinë e Punëve të Jashtme. (МРJ/14:00)
Shkup - Ministri Vllado Misajllovski dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas do ta vizitojnë selinë e Forcave mjekësore ballkanike (Balkan Medical Task Force). (në kazermën Ilinden, janë paraparë deklarata për mediumet/14:30)
Shkup - Konferencë prë shtyp e kryetarit të KRRE-së, Marko Bislimovski. (Hapësirat e KRRE-së/13:00)
Shkup - Solemnitet me rastin e shënimit të 76-vjetorit të Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, si dhe shënimi i festës së patronatit - Dita e shenjëtorëve Cirili e Metodi, 24 Maji, ku do të flasë edhe minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
- Vendosja e luleve tek përmendorja e Shën Cirilit e Metodit. (Platoja e USHCM/10:00)
- Fjalime hyrëse (Rektorati, aula solemne/12:00)
Shkup - Akademi solemne me rastin e shënimit të 120 viteve të Ditës nacionale të vllehëve nën slloganin "120 vite - Shtylla e historisë ballkanike, e tashmja dhe e ardhmja" në organizim të Ministrisë së Marrëdhënieve me bashkësive në bashkëpunim me shoqatat vllehe, institucionet kulturore dhe organizatat publike. (Teatri popullor i Maqedonisë/18:00)
Shkup - Me rastin e vizitës së grupit nga Harvardi në kuadër të nismës Ballkan Trek, Ministria e Marrëdhënieve mes bashkësive organizon ngjarje në të cilën do të marrin pjesë edhe 40 studentë të masterit dhe doktoraturës nga ky institucion prestigjioz. (Ministria për Marrëdhënie mes bashkësive/14:00)
Shkup - Qendra qytetare e resurseve do të mbajë takim konsultativ onlajn për Strategjinë e re të Qeverisë për bashkëpunim me shoqërinë civile, me Planin e aksionit 2025-2028. (Platforma ZООМ/11:00)
Shkup - Forum nacional për diskutim i titulluar "Pozita dhe të drejtat e viktimave të tregtisë me njerëz në procedurën penale" në organizim të Portës së hapur. (h."Panoramika"/12:00)
Shkup - Opera Madam Baterfllaj nga Xhakomo Puçini nën dirigjimin e Marko Poemit. (Opera dhe baleti i Maqedonisë/20:00)
_____________________________________________________________________________________________________
***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***