• e premte, 05 dhjetor 2025

МИА Најави МКД

МИА Најави МКД

21 maj 2025 

Shkup - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova do të flasë në Fotumine  tretë për diplomaci kulturore në sesionin "Shtete të vogla, ndikim i madh: Përgballja me sfidat globale përmes multilateralizmit të përbashkët". (Kuvend/ 09:30

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski do të marrë pjesë në fillimin e rinovimit të plotë dhe rikonstruimit të ambulancave, laboratoreve dhe kabineteve të specializuara në Qendrën klinike "Nëna Terezë" IPSH KU Gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup, pas çka është paraparë deklaratë për mediumet. (12:00

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit do ta mbajë mbledhjene  18-të. (https://zoom.us/j/99906154665?pwd=1uq6EnLJnBGM53K3uDO6VcfBamjzba.1/12:30)

Shkup - Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale do të mbajë takim pune. (АSHAAM/12:00)

Shkup - Brifing tematik për mediumet me rastin e fillimit të aktiviteteve të trajnimit multinacional "Immediate Response 25"(IR-25). (Shtatmadhoria e Armatës/10:00, arritja e mediumeve/9:40, nuk janë paraparë deklarata për mediumet)

Shtip - Panel diskutime me rastin e shënimit të 18 viteve të ekzistimit të Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip, me fokus të veçantë në promovimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të UGD-së me komunitetin lokal, sektorin afarist dhe institucionet ndërkombëtare. (Qendra multimediale e UGD-së/11:30, deklarat për mediumet/11:15)

Shkup - Konventë rajonale për demokraci të angazhuar - "Përfshihu, inspirohu, përforcohu!" vol.3 në organizim të Fondit evropian për Ballkanin (FEB) dhe Institutit për angazhim demokratik në Evropën Juglindore (IDESE). (Qendra kulturore Laboratorium/16:15)

Shkup - Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ambasadorja e Ukrainës, Larisa Dir do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së skulpturës - përkujtimore "Përkujtim i hidhur nga fëmijëria", vepër e skulptorit ukrainas Petro Drozdovski. (Parku "Ukraina", Komuna e Çairit/11:00)

Shkup - Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis do të mbajë brifing me mediumet me rastin e publikimit të "Dokumentit të ri për pozicionin: Udhërrëfyes për mbrojtje të demokracisë nga kërcënimet informative". (Hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, rr."Franklin Ruzvelt" nr.19, kati i dytë/10:00)

Kanë - Projeksion i mbyllur i filmit të shkurtë eksperimental maqedonas "LIMA", i selektuar në "Short Film Corner" në edicionin e 78-të të Festifalit të filmit në Kanë për distributorë filmik dhe seleksionues filmik.

_____________________________________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përsipër të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR