• e premte, 05 dhjetor 2025

Кallas: BE-ja dëshiron të jetë pjesë e komitetit kalimtar ndërkombëtar për Rripin e Gazës

Кallas: BE-ja dëshiron të jetë pjesë e komitetit kalimtar ndërkombëtar për Rripin e Gazës

Kuvajt, 6 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian dëshiron të merr pjesë në planin paqesor të presidentit amerikan, Donald Tramp dhe të jetë pjesë e komitetit kalimtar ndërkombëtar në Rripin e Gazës, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, gjatë vizitës së saj në Kuvajt.

Sipas saj, Evropa duhet të ketë rol të rëndësishëm dhe duhet të jetë pjesë e kësaj, tha Kallas duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për pjesëmarrje eventuale të BE-së në planin paqesor të Trampit.

"BE-ja është donatori kryesor i ndihmës humanitare për palestinezët dhe mban marrëdhënie si me Vetadministratën palestineze, ashtu edhe me Izraelin. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Evropa nuk duhet të jetë vetëm paguese, por edhe pjesëmarrëse", tha Kallas në margjinat e takimit në Kuvajt midis shteteve të Gjirit dhe BE-së.

Ajo shtoi se BE-ja ka punuar në planin paqesor dhe do të bashkëpunonte me partnerët arabë. Kallas ka shfaqur shpresë se "izraelitët gjithashtu do të dakordohen".

Tramp javën e kaluar shpalli plan paqesor për Rripin e Gazës, ndërsa Izraeli dhe Hamasi filluan bisedime indirekte sot në Egjipt. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR