• e diel, 29 dhjetor 2024

Kejti Peri e inkurajoi "Aktin e Perit"

Kejti Peri e inkurajoi

 Los Anxhelos, 24 tetor 2023 (MIA) - Këngëtarja amerikane Kejti Peri, me sa duket, mund të ketë një ligj të ri mbi pasuritë e paluajtshme me emrin e saj - dhe se, sipas njohësve, nuk është e lavdërueshme, nga këndvështrimi i saj.

Ylli i popit dhe partneri i saj, aktori i Hollivudit, Orlando Blum janë ende në një betejë ligjore me Karl Vestkot, themeluesin 84-vjeçar të "1-800-Flouers"- një kompani me të shitjes me pakicë që merret me lule dhe ushqime. Menaxheri i biznesit të Perit, Berni Gudvi veproi si agjent i  këngëtares kur ajo dhe Blum blenë vilën e Vestkotit në Montesito, Kaliforni, SHBA, me vlerë prej 15 milionë dollarë.

 Vestkoti dhe familja më pas ngritën  padi kundër Gudvitit në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, duke pretenduar se si shitës ai nuk kishte ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë kur pranoi ta shesë shtëpinë e tij. Blerësit, megjithatë, nuk tërhiqen nga marrëveshja.

 Nga ky kontest gjyqësor doli "Akti i Perit" (The PERRY Act). Ky akt i ri ka për qëllim t'i mbrojë të personat e moshuar nga transaksionet e këqija të pasurive të paluajtshme. Ligji ende nuk është miratuar përmes një procedure legjislative, por ka mbështetjen e më shumë se 30 politikanëve amerikanë.ss/ar/

Foto: Arkivi MIA-a

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR