• e enjte, 27 qershor 2024

Ердоган во Истанбул се сретна со лидерот на Хамас, Ханија

Ердоган во Истанбул се сретна со лидерот на Хамас, Ханија

Stamboll, 20 prill 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll, e ka pritur liderin e grupit islamik palestinez Hamas, Ismail Hania, njoftojnë mediat turke.

Nuk dihen më shumë detaje rreth takimit, i cili po mbahet me dyer të mbyllura në rezidencën presidenciale.

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan është takuar me Hanian në Doha pak ditë më parë, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në konfliktin e Gazës, bëjnë të ditur burime diplomatike.

Fidan dhe Hania, së bashku me delegacionin e tij, diskutuan tema që lidhen me ndihmën humanitare në Rripin e Gazës, përpjekjet për armëpushim dhe çështjen e pengjeve, thonë burimet. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR