• e martë, 24 dhjetor 2024

Është zhdukur një nëndetëse e përdorur nga turistët për të parë anijen e fundosur Titanik

Është zhdukur një nëndetëse e përdorur nga turistët për të parë anijen e fundosur Titanik

Boston, 19 qershor 2023 (MIA) - Një nëndetëse e përdorur nga turistët për të parë anijen e fundosur Titanik është zhdukur sot në Oqeanin Atlantik. Është nisur një mision për kërkim dhe shpëtim.

Roja Bregdetare e Bostonit njoftoi se ishte në kërkim të nëndetëses, njoftoi Bi-Bi-Si.

Deri më tani nuk ka informacion nëse në nëndetësen ka pasur pasagjerë kur ajo është zhdukur.

Nëndetëset e vogla janë një mjet transporti për turistët për të parë mbetjet e anijes së famshme, e cila shtrihet në një thellësi prej 3800 metrash, rreth 600 kilometra larg brigjeve të Nufaundlend, Kanada.

Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Sautempton në Nju Jork në 1912.

Nga 2.200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, më shumë se 1.500 vdiqën. Anija e fundosur Titanik u zbuluan në vitin 1985 dhe që atëherë është shqyrtuar nga afër. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR