Është ulur numri i punëtorëve në industri
- Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është 4.1 për qind, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
- Post By Fami Bajrami
- 12:38, 3 prill, 2025

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak është 4.1 për qind, kumton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).
Shikuar sipas sektorëve numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shënon rënie prej 2.3 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese prej 4.3 për qind dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar prej 1.5 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit shkurt të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shënon rënie tek Energjia për 2.6 për qind, te Prodhimet kapitale për 6.3 për qind, Produktet intermediare, përveç energjisë për 1.3 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 6.3 për qind, derisa rritje vërehet te Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë prej 18.0 për qind.
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2024 është ulur për 3.8 për qind. rq/
Foto: MIA