• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është sulmuar një anije greke e mallrave në Detin e Kuq

Është sulmuar një anije greke e mallrave në Detin e Kuq

Athinë, 16 janar 2024 (MIA) - Një anije greke e mallrave është sulmuar në Detin e Kuq në rrugë drejtë kanalit të Suezit, njoftuan autoritetet greke dhe britanike. 

Roja bregdetare greke për DPA ka konfirmuar se ishte qëlluar ndaj një anije greke të mallrave Zografi. Në anije ka 24 anëtarë të ekuipazhit nga kombësi e panjohur, prej të cilëve asnjë nuk është lënduar, njoftoi roja bregdetare. 

Anija, e cila lundron nën flamurin e Maltës, është dëmtuar, por ka mundur të vazhdojë në rrugën e saj origjinale në kanalin e Suezit. 

Për incidentin, përmes platformës sociale mediatike X, e para informoi Agjencia Britanike për Operacione Tregtare Detare (UKMTO), e cila i mbikëqyr ujërat në Lindjen e Afërt. fc/

Fotografia: UKMTO

QËNDRONI TË LIDHUR