• e premte, 05 dhjetor 2025

Është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025

Është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025

Shkup, 20 qershor 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë subjektet e interesuara se është shpallur Thirrja Publike nr. 02/2025 për paraqitjen e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025.

MASAT E DISPONUESHME PËR MBËSHTETJE FINANCIARE:

MASA 1 – Mbështetje financiare në peshkim:

          •        Nënmasa 1.6 – Mbrojtje shtesë e peshqve në ujërat e peshkimit:

          •        deri në 30.000 denarë për mbrojtjen e zonave rekreative dhe revireve të peshkimit;

          •        deri në 150.000 denarë për mbrojtjen e zonave të peshkimit;

          •        deri në 400.000 denarë për mbrojtjen e rajoneve të peshkimit.

Mjetet nga Nënmasa 1.6 janë të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve të pranueshme për mbrojtje fizike shtesë të peshqve gjatë periudhës së shumimit natyror të tyre.

          •        Nënmasa 1.7 – Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e peshqve në ujërat e peshkimit (deri në 30.000 denarë);

Mjetet nga nënmasa 1.7 janë të dedikuara për blerjen e pajisjeve për mbikëqyrje video në ujërat e peshkimit.

          •        Nënmasa 1.8 – Mjete financiare për eliminimin e ndotjeve ekzistuese të mjedisit (deri në 60.000 denarë);

Mjetet nga nënmasa 1.8 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për aksione të pastrimit të pengesave dhe heqjen e mbeturinave të ngurta në dhe rreth ujërave të peshkimit.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve për MASËN 1 kanë koncesionarët e peshqve në ujërat e peshkimit. Një koncesionar mund të përdorë mjete vetëm për një periudhë të caktuar të shumimit natyror dhe ndalimit të peshkimit.

MASA 2 – Mbështetje financiare në akuakulturë:

          •        Nënmasa 2.2 – Mbështetje financiare për materialin për popullimi (ripeshkim), (50% e vlerës së peshqve të blerë ose të prodhuar vetë);

Mjetet nga nënmasa 2.2 janë të destinuara për blerjen e materialit për popullimin e bazeneve të peshqve në periudhën nga 10 shkurt deri më 31 maj dhe nga 1 korrik deri më 31 tetor 2025.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga Nënmasa 2.2 kanë:

          •        Subjektet e regjistruara për veprimtari të akuakulturës dhe të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të peshqve që mbahet në Ministri;

          •        Subjektet që posedojnë leje për prodhimin e materialit për popullim nga bazene të destinuara për tregtim.

MASA 4 – Zhvillimi i tregjeve të reja dhe fushatat promovuese:

          •        Nënmasa 4.1 – Mbështetje financiare për promovimin e peshkimit;

Mjetet nga nënmasa 4.1 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për promovimin e produkteve të peshkimit me veçori tradicionale.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga nënmasa 4.1 kanë shoqatat e peshkatarëve dhe peshkimit si dhe koncesionarët e peshqve.

          •        Nënmasa 4.2 – Mbështetje financiare për marketing dhe promovim të prodhimit akuakulturor;

Mjetet nga nënmasa 4.2 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për promovim dhe marketing të prodhimeve akuakulturore dhe për realizimin e fushatave kombëtare promovuese dhe marketingu për produktet e akuakulturës.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga Nënmasa 4.2 kanë:

          •        Subjektet e regjistruara për veprimtari të akuakulturës dhe të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të peshqve në Ministri;

          •        Organizatat e prodhuesve të regjistruara në regjistrin përkatës të Ministrisë.

Ministria i fton të gjithë subjektet e interesuara të njihen me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Thirrjen Publike dhe të dorëzojnë kërkesat e tyre në afat të rregullt.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR