• e diel, 13 tetor 2024

Është rritur niveli i sigurisë në bazën e NATO-s në Gjermani për shkak të kërcënimit potencial

Është rritur niveli i sigurisë në bazën e NATO-s në Gjermani për shkak të kërcënimit potencial

Berlin, 23 gusht 2024 (MIA) – Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirhen e rriti nivelin e sigurisë në bazë të informacioneve të inteligjencës të cilat zbulojnë kërcënim potencial.

“I gjithë personeli themelor, përveç atyre që marrin pjesë në mision, është dërguar në shtëpi si masë e kujdesit”, bëhet e ditur në një deklaratë në rrjetin social Iks. Në deklaratë shtohet se siguria e personelit është prioritet dhe se operacionet vazhdojnë sipas planit. 

Niveli i kërcënimit është ngritur në dy sipas fuqisë nga gjithsej katër nivele të alarmit, që nënkupton se ka shumë gjasa ndonjë formë e sulmit terrorist ndaj organizatave dhe personelit të NATO-s. 

Kjo është hera e dytë që baza, ku është vendosur flota ajrore e NATO-s me aeroplanë zbulues AWACS, ta rrisë nivelin e sigurisë pas incidentit të javës së kaluar, kur një bazë ushtarake në afërsi të qytetit Keln ishte izoluar përkohësisht për shkak të hetimit për sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR