• e mërkurë, 03 korrik 2024

Është rrëzuar vinçi në Nju-Jork, gjashtë persona janë lënduar

Është rrëzuar vinçi në Nju-Jork, gjashtë persona janë lënduar

Nju-Jork, 26 korrik 2023 (MIA) - Gjashtë persona, mes të cilëve dy zjarrfikës, janë lënduar pasi që sot u dogj pjesa e sipërme e vinçit ndërtimor dhe u rrëzua në avenynë e 10-të në Mnehetën, kumtuan autoritetet.

Zjarrfikësit dhe shpëtimtarët arritën në vendin e fatkeqësisë pas paraqitjes se ka shpërthyer zjarr në kabinën e vinçit, pas çka ai ka rënë.

Fatkeqësia ndodhi në kuartin e Nju-Jorkut, Menhetën, në afërsi të kompleksit Hadson Jards, kumtoi policia.

Policia u bëri thirrje njerëzve ta braktisin rajonin.

Rrugët përreth janë bllokuar, ndërsa  është vështirësuar komunikacioni në tunelin e afërt Linkoln deri në Nju-Xhersi.

Punëtori në kabinën e vinçit ka tentuar ta shuajë zjarrin, por nxehtësia e ka shkrirë kabllon që e ka mbajtur anën e vinçit, për ç'shkak ai është rrëzuar.

Vinçi ndodhej në ndërtesën 45-katëshe në ndërtim dhe në atë moment ka bartur 16 tonë beton. ab/

Foto: Tuiter

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR