• e diel, 22 dhjetor 2024

Është rrëzuar një transportues ushtarak rus, i cili transportonte 65 robër ushtarakë ukrainas

Është rrëzuar një transportues ushtarak rus, i cili transportonte 65 robër ushtarakë ukrainas

Moskë, 24 janar 2024 (MIA) - Rusia sot kumtoi se një aeroplan transportues ushtarak IL-76 me 65 ushtarë të robëruar ukrainas u rrëzua në rajonin perëndimor Belgorod, në kufirin me Ukrainën, raportoi Bi-Bi-Si.

"Në aeroplan ka pasur 65 ushtarë të robëruar të armatës ukrainase, të cilët do të transportoheshin për shkëmbim në rajonin e Belgorodit, gjashtë anëtarë të ekipazhit dhe tre shoqërues", njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Guvernatori rajonal Vjaçeslav Gladkov deklaroi se është i informuar për "incidentin", mirëpo nuk ka dhënë hollësira shtesë.

 

Zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov tha se Kremlini ishte në dijeni për përplasjen, por nuk pranoi të jepte hollësira, raportoi Bi-Bi-Si. rq/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR