• e hënë, 26 gusht 2024

Është rrëzuar një dron në rajonin rus Kursk, sirena për sulme ajrore në tërë Ukrianën

Është rrëzuar një dron në rajonin rus Kursk, sirena për sulme ajrore në tërë Ukrianën

Moskë, 23 qershor 2023 (MIA) - Që herët në mëngjes janë aktivizuar sirenat për rrezik ajror në disa ven de në Ukrainë, duke paralajmëruar për sulme me raketa ruse dhe fluturake pa pilotë.

Në kanalet e Telegramit ka kumtime për shpërthime në disa rajone, nga Lavovi në perëndim, deri te Hersoni në jug, por nuk ka konfirmime për viktima, shkruajnë mediumet britanike.

Mbrojtja kundërajrore ruse mbrëmë vonë rrëzoi një fluturake pa pilot mbi qytetin jugor rus Kursk, në afërsi të kufirit me Ukrainën", deklaroi guvenratori rajonal, Roman Starovoit.

Ai në kanalin Telegram deklaroi se sistemt kundërajrore ishin aktivizuar dy herë, duke mos përmendur dëme apo viktima, por kërkoi nga banorët t'i evitojnë rrënojat.

Në dy muajt e fundit janë kryer seri sulmesh ajrore përmes kufirit ukrainas në Rusinë jugore. Kishte edhe sulme të armatsura për të cilat përgjegjësinë e merrnin grupe të cilat thonë se e kundërshtojnë politikën e Kremlinit.

Mediumet britanike theksojnë se Ukraina rregullisht refuzon t'i komentojë lajmet për sulme të silla. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR