• e enjte, 04 dhjetor 2025

Është qëlluar aleati me ndikim i Trampit, Çarlli Kirk

Është qëlluar aleati me ndikim i Trampit, Çarlli Kirk

Uashington, 10 shtator 2025 (MIA) – Çarlli Kirk, një aktivist me ndikim i afërt me presidentin amerikan Donald Tramp dhe drejtor ekzekutiv i “Turning Point USA” (TPUSA), u plagos gjatë një ngjarje në Universitetin Juta Uali.

Xhirimet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë momentin kur ai u qëllua ndërsa fliste nën një tendë në kampus. Në të njëjtën kohë, studentët ikin në panik nga tingujt e të shtënave. Kirk po paraqitej atje si pjesë e Turneut Amerikan të Kthimit, të organizuar nga dega lokale e TPUSA-s.

Ekipi i tij konfirmoi për Foks Njuz se ai u qëllua me armë zjarri, por gjendja e tij ende nuk dihet. Policia universitare konfirmoi se u qëlluan plumba, ndërsa FBI njoftoi se agjentët po nxitonin në vendngjarje dhe po e mbështesnin plotësisht hetimin.

Njeriu i armatosur ende është në arrati. 

Skot Troter, zëdhënës i Universitetit Juta Ualli, konfirmoi për Bi-Bi-Si se Kirk ishte plagosur dhe se personi i armatosur nuk ishte arrestuar. Ai tha se rreth orës 12:25 të pasdites sipas orës lokale, "një e shtënë u dëgjua në oborrin e universitetit, në afërsi të mensës studentore, ndërsa Çarlli Kirk po fillonte fjalimin e tij". Ai shtoi se kampusi është i bllokuar për pjesën tjetër të ditës.

Kongresmeni amerikan, Xhejson Çafec, i cili ishte në ngjarje me vajzën e tij, i për Foks Njuz tha se dhuna ishte “tronditëse”. “Të gjithë ishin në dysheme, duke vrapuar”, tha Çafec. “Plumbi u qëllua drejt e në të.” Ai shtoi se foli me Kirk pak para se të fillonte tubimi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, e konfirmoi lajmin se aktivisti konservator dhe aleat Çarlli Kirk është plagosur dhe bëri thirrje për lutje. 

"Ne të gjithë duhet të lutemi për Çarlli Kirk, i cili u qëllua me armë zjarri", shkroi ai në Truth Social. "Një njeri i shkëlqyer nga koka te këmbët. Zoti e bekoftë!"

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Uens, bëri thirrje për lutje për Kirk, duke e quajtur “njeri të mirë dhe baba të ri”, përderisa ministri i Mbrojtjes Pit Hegset tha: “Le ta prek dora e Jezu Krishtit e cila shëron”. 

Guvernatori i Kalifornisë, GavinNjuzom, e dënoi sulmin, duke e quajtur atë "të neveritshëm dhe të turpshëm". Senatori i Utahut, Majk Lli, tha se po e ndiqte situatën nga afër dhe bëri thirrje për lutje për Kirkun dhe studentët që ishin atje. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR