• e martë, 24 dhjetor 2024

Është propozuar masë paraburgimi për të dyshuarin për vjedhje me pasoja të vdekjes në fshatin e Shkupit, Glluvo

Është propozuar masë paraburgimi për të dyshuarin për vjedhje me pasoja të vdekjes në fshatin e Shkupit, Glluvo
Shkup, 20 shtator 2022 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj banorit 52-vjeçar të Prilepit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale "vjedhje" nga neni 237 paragrafi 5 dhe paragrafi 4, lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal, kumtoi sot PTHP. Nga atje cekin se i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, të cilët deri në këtë moment nuk janë identifikuar, të maskuar me kapela dhe dorëza në duar, më 8 nëntor të vitit 2021 përmes ballkonit kanë hyrë në shtëpinë familjare në fshatin e Shkupit Glluvo. "I kanë vërejtur pronarja e shtëpisë, e cila menjëherë e thirr bashkëshortin. Njëri nga kryesit ka filluar ta godasë me grushte dhe shqelma, ndërsa tani i dyshuari me një person tjetër kanë hyrë në dhomën në të cilën ka qenë bashkëshorti dhe njejtë kanë filluar ta godasin, duke e rrëzuar në tokë. Tre vjedhësit kanë shkaktuar rrëmujë, duke kërkuar në tërë shtëpinë për para dhe gjëra të vlefshme. Gjatë tërë kohës i kanë maltretuar dy bashkëshortët e dëmtuar - gruan e kanë therë në stomak me thikë kuzhine, ndërsa burrit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore de si rezultat i gjakderdhjes së madhe në tru, ai ka ndërruar jetë më 19 nëntor 2021", shtohet në kumtesën e PTHP-së. I dyshuari dhe bashkëkryesit e tij kanë marrë 30.000 denarë, gjashtë unaza ari dhe dy byzylykë ari, pas çka kanë ikur nga vendi i ngjarjes. I dyshuari, menjëherë pas ngjarjes, ka ikur në Zvicër, prej ku është kthyer në vend më 11 shtator të këtij viti dhe është arrestuar mu pas locimit të tij Bëhet fjalë për kryes të disa veprave penale, mes të cilave edhe një vjedhje me pasoja me vdekje, për çka ka qenë i dënuar dhe ka vuajtur dënimin prej 15 viteve. "Për ato shkaqe, rreziku nga ikja dhe mundësia për ta përsëritur veprën apo të ndikojë ndaj procedurës në tentim për t'i mbuluar dëshmitë apo bashkëkryesit e vet, prokurori kompetent publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup i ka parashtruar propozim për caktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar, theksojnë nga PTHP e Shkupit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR