• e premte, 22 nëntor 2024

Është nënshkruar marrëveshje për grant për Kosovën nga USAID në vlerë prej 34,5 milionë dollarëve

Është nënshkruar marrëveshje për grant për Kosovën nga USAID në vlerë prej 34,5 milionë dollarëve

Prishtinë, 21 gusht 2024 (MIA) - Në ceremoninë e rastit në Prishtinë, sot u nënshkrua marrëveshje për grant në vlerë prej 34,5 milionë dollarëve për objektiva zhvillimore mes Kosovës dhe Agjencisë së Sheteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillim ndërkombëtar, USAID, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç kumtoi shërbimi për informim i Presidencës së Kosovës, amandamentin numër 6 të marrëveshjes për grant për objektiva zhvillimore e nënhskruan presidentja Vjosa Osmani, në emër të Republikës së Kosovës, dhe Meri Elien Devit, në emër të USAID-it.

Në fjalimin para mediumeve pas cereminisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se secila nismë që ka në qendër përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe llogaridhënëse ka po ashtu gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo informoi se shuma e përgjithshme e marrëveshjeve me USAID-in në këtë grant është 142,5 milionë dollarë.

"SHBA-ja ka qenë dhe mbetet një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës në këtë drejtim. Krahas mbështetjes financiare populli amerikan ndër vitet ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, por mbi të gjitha një partneritet të ndërtuar në besim të ndërsjellë. Besim në një Kosovë, që në çdo vendim të saj në qendër të vëmendjes ka popullin e saj. Këto nisma të përbashkëta janë deklaratë për fuqinë e bashkëpunimit tonë dhe garancë për të ardhmen e ndritur të vendit tonë. Çdoherë kur punojmë me SHBA-në, kanë dobi qytetarët tanë dhe vendi ynë", tha Osmani. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR