• e hënë, 23 dhjetor 2024

Është miratuar dokumenti i parë i KB-së kundër krimit kibernetik

Është miratuar dokumenti i parë i KB-së kundër krimit kibernetik

Nju Jork, 9 gusht 2024 (MIA)- Vendet anëtare të KB-së kanë miratuar dokumentin e parë për luftë kundër krimit kibernetik, pavarësisht kundërshtimit të ashpër të mbrojtësve të të drejtave të njeriut të cilët paralajmëruan kundër aspektit global të mbikëqyrjes.

Pas tre vitesh negociata dhe një sesion dyjavor në Nju Jork, "Konventa e KB-së kundër krimit kibernetik" u miratua me konsensus dhe do t'i dorëzohet Asamblesë së përgjithshme të Organizatës botërore për miratim zyrtar.

Konventa e re e cila mund të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga 40 vende ka për qëllim "të luftojë krimin kibernetik në mënyrë më efektive" dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë fushë, veçanërisht në lidhje me luftën kundër pornografisë së fëmijëve ose pastrimit të parave.

Por kundërshtarët e dokumentit, një aleancë e pazakontë midis përfaqësuesve të të drejtave të njeriut dhe kompanive të mëdha të teknologjisë e kanë dënuar shtrirjen e tij tepër të gjerë, që thonë se do ta kthente atë në një marrëveshje globale për "mbikëqyrje".

Teksti i miratuar parashikon se shteti mundet me qëllim për të hetuar çdo vepër të dënueshme me të paktën katër vjet burgim sipas ligjit të tij kombëtar të kërkojë nga autoritetet e një shteti tjetër prova elektronike në lidhje me atë vepër dhe gjithashtu të kërkojë të dhëna nga furnizuesi onlajn.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut druajnë veçanërisht se teksti do të përdoret nga vendet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose nga qeveritë që sulmojnë disidentët ose gazetarët.

“U bëjmë thirrje shteteve që të angazhohen që të drejtat e njeriut të jenë në qendër të Konventës që do të miratohet këtë javë”, publikoi komisiari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut.

QËNDRONI TË LIDHUR